E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo: Nuk jam unë shpëtimtari i Realit!

Që kur blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave pësoi një dëmtim, sezoni i “Galaktikëve” ka marrë një tronditje, duke humbur dy ndeshje, barazuar një dhe fituar vetëm një tjetër. Megjithatë, ai mohon zëtar që thonë se skuadra është e varur prej tij dhe ngul këmbë se thjesht dëshiron të rikthehet të luajë përsëri.

“Jam pak në ankth për t’u rikthyer, por kjo ndodh ngaqë kjo është gjëja që dua të bëj më shumë – të luaj dhe të ndihmoj skuadrën -  deklaroi mesfushori 24-vjeçar për të përditshmen sportive spanjolle “Marca” -. Nuk po kalojmë një moment të mirë, megjithatë, unë nuk jam shpëtimtari, jam thjesht një lojtar që dëshiron të ndihmojë skuadrën”.

Ai u pyet edhe në lidhje me humbjen shkatërruese në Kupën e Mbretit dhe beson se tashmë është koha që ekipi ta hedhë pas këtë “katastrofë”: “Kjo i përket të shkuarës, ne humbëm. Askush nuk e priste dhe askush nuk është i lumtur, skuadra nuk luajti aspak mirë, por duhet ta harrojmë këtë. Nuk do të përmbyset bota sot se Reali humbi 4-0. Futbolli ka pasur gjithmonë rezultate të tilla”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›