FMSH: Shërbimi Sekret presion muslimanëve
Ky Forum ka përmendur këtu arrestimin e Artan Kristos, më 12 tetor, i dyshuar nga prokuroria si i përfshirë në propagandë terroriste.
“Forumi është njohur edhe me argumentet e akuzës dhe pas kërkimeve dhe njohjes së problemit në detaje, në kontakt edhe me njohës të teologjisë dhe zhvillimeve brenda komunitetit të muslimanëve, konstaton se nuk ekziston kurrëfarë thirrje për terrorizëm në materialet e botuara nga A. Kristo”, thekson deklarata.
Forumi Musliman i Shqipërisë shprehet se i “ka përjetuar si tronditëse deklaratat e avokatit Ilir Malindi, për përpjekjet e Shërbimit Informativ Shtetëror për të rekrutuar me presion Artan Kriston me qëllim spiunimi të vëllezërve të tij në besim. Po kaq tronditës është edhe fakti i përgjimeve të paligjshme ndaj tij (të pa-autorizuara nga gjykata) dhe refuzimi për t’ia vënë në dispozicion palës mbrojtëse materialin mbi të cilin bazohet akuza”.
“Bashkësia e besimtarëve muslimanë si dhe besimtarët e feve të tjera e kanë ndjerë thellë veprimin e sigurimit të shtetit të Partisë së Punës, gjatë kohës së diktaturës komuniste nëpërmjet infiltrimit të agjenturës në mesin e tyre. Për fat të keq, mesa duket këto taktika po vazhdojnë edhe sot në Shqipëri. Situata brenda Komunitetit Musliman të Shqipërisë, është një pasqyrë e qartë e kësaj që po ndodh”, vijon deklarata.
Forumi Musliman i Shqipërisë është i shqetësuar edhe për faktin që herë pas here, në organet mediatike të vendit tonë, hidhen akuza të fryra e të pabaza kundër besimtarëve muslimanë dhe klerit musliman të vendit tonë, të cilat ndikojnë opinionin kundër fesë Islame dhe muslimanëve.