Kristiano Ronaldo: Të ardhmen time e vendos vetëm unë

Edhe pse në kampionate të ndryshem rivaliteti Mesi-Ronaldo vijon në distancë, të dy yjet e futbollit Botëror u eleminuan nga Champions League dhe tashmë vëmendja është përqëndruar tek Botërori 2022. Nëse Mesi e ka siguruar biletën për në Katar, Ronaldo duhet të luajë edhe finalen e fundit kualifikuese kundër një kundërshtari të sikletshëm si Maqedonia e Veriut. Portugezi synon të barazojë ‘Pleshtin’ përsa i përket numrit të pjesëmarrjeve në Botërore 5, por fillimisht duhet të fitojë të martën.
I pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, Ronaldo u ndal fillimisht të fliste rreth të radhmes së tij: “Po filloj të dëgjoj gjithnjë e më shumë njerëz që më pyesin për të ardhmen, do e avendos unë të ardhme time, është diçka që më përket vetëm mua, nëse e ndjej se duhet të vazhdoj të luaj do ta bëj, nuk është momenti për të marrë një vendim të tillë”, tha fillimisht CR7.
A është Portugalia favorite per kualifiimin përballë Maqedonisë së Veriut? “Do të jetë një finale, e dimë se nëse fitojmë shkojmë në Botëror, nëse jo qëndrojmë në shtëpi, duhet të jemi gati dhe në formë optimale, a jemi ne favoritë? Nuk e kuptoj pyetjen, Portugalia është gjithnjë favorite, në shtëpi apo në transfertë”.
“A ka kuptim Botërori pa mua? Këtu bëhet fjalë për lojë grupi dhe jo individi, nuk duhet të lejojmë një Botëror pa Portugalinë. Maqedonia e Veriut i ka surprizuar të gjithë, por me ne përfundon aventura e tyer, Portugalia është më e fortë dhe do të shkojë në Botëror”, përfundoi Ronaldo.