Kriteret, Asambleja e PS rifut në garë kandidatët humbës
Asambleja kombëtare e PS vendosi dje të mos vendosë asnjë sanksionon për kandidaturat. Pas kërkesës së disa anëtarëve të saj, me votim u rrëzua pika e 7 e udhëzimit të kryesisë socialiste, i cili penalizonte dhe linte jashtë kandidimit të gjithë ata persona, që në zgjedhjet e mëparshme kishin rezultuar humbës.Kandidatët për kryetarë të njësive vendore që kanë rezultuar humbës në proceset zgjedhore të mëparshme, nuk përfshihen në listat me kandidaturat për kryetar të bashkive/komunave, që i paraqiten për shqyrtim e miratim kryesisë së PSSH-së, me përjashtim të rasteve kur kryesia e gjykon ndryshe, ishte pika 7 e udhëzimit të kryesisë, që u rrëzua me 115 vota nga anëtarët e asamblesë. Kjo kërkesë u argumentua me faktin se humbja e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e kaluara jo gjithmonë ka ardhur për shkak të cilësisë së kandidatit, por kanë luajtur rol shumë faktorë, që nga vjedhja e votës nga kundërshtari, e deri tek minimi i fushatës nga një pjesë e strukturave socialiste. Kjo gjë është evidentuar dhe nga kreu socialist që ka sjellë shembullin e Sarandës, ku të gjitha sondazhet që bëhen nxjerrin fitues PS-në, ndërsa në zgjedhjet për kreun e bashkisë, kandidati i PS del humbës, për shkak dhe të sabotimit të punës së kandidatit nga kandidaturat alternative. Në mbështetje të heqjes së pikës 7 të udhëzimit ka qenë dhe anëtari i kryesisë, Arben Malaj, i cili ka kërkuar gjithëpërfshirje (jo penalizim) dhe përjashtim të aktorëve që kanë humbur në zgjedhjet e mëparshme, jo për shkak të tyre. Ne shkojmë në zgjedhje për tre objektiva: votën popullore, numrin e bashkive e komunave dhe këshillat. Fryma jonë duhet të jetë ajo e gjithëpërfshirjes dhe jo ajo e përjashtimit. Në këndvështrimin individual mund të merret parasysh rasti kur një kandidat ka humbur në zgjedhjet e mëparshme, por kjo smund të jetë parim për të gjithë, është shprehur Malaj gjatë fjalës së tij në asamblenë kombëtare. Ndërsa ish-deputeti i Elbasanit, Ndriçim Hysa, ka kërkuar krijimin e një fryme grupi gjatë fushatës dhe jo marrjen e kompetencave nga individë të veçantë, ndërsa ka shprehur rezerva për mosnjohje të situatës reale në bazën e PS. PS duhet të veprojë në ekip. Nuk mundet të propozojnë deputetët nga Tirana, si deputetë liste dhe të mos i japin peshë propozimeve që duhet të vijnë nga strukturat por dhe të gjithë vlerat e dikurshme të PS, të strukturuara në një ekip. Nuk ka një perceptim real të situatës në bazë, mësohet të ketë thënë Hysa. Ndryshe nga mbledhjet e tjera, kreu socialist Rama foli në fund të saj, pasi dëgjoi anëtarët e asamblesë të diskutojnë rreth udhëzimit. Rama kërkoi të tregohet kujdes gjatë procesit të propozimit të kandidaturave në asambletë e bashkive dhe komunave, ku propozimet vijnë nga anëtarët e saj dhe jo nga kreu i PS-së së bashkisë/komunës, apo qoftë dhe deputeti i asaj ZAZ-je. Rama kërkoi që këto zgjedhje të konsiderohen dhe të bëhen të njohura edhe në elektorat, si zgjedhje me karakter të fortë politik. Dua të theksoj ashtu siç kam thënë gjithë këto ditë, se për ne këto zgjedhje janë politike dhe pse bëhen nën një kotur juridik administrativ. Ne duhet të provojmë se jemi shumicë, se populli na ka votuar gjithnjë më shumë se Saliu, është shprehur Rama. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish dhe komunash pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, pas vendimit që do të marrë kryesia e PS-së.
Diskutimet në Asamblenë Socialiste
Gramoz Ruçi: Qëllimi i mbledhjes së sotme është tërësisht organizativ. Do të njihemi dhe diskutojmë mbi udhëzimin e përgatitur nga sektori i organizimit dhe miratuar dje nga kryesia e PSSH-së. Besoj e keni parë dhe nëse keni pyetje dhe diskutime rreth tij jeni të mirëpritur.
Damian Gjiknuri: Mendoj se duhet të hiqet pika 7 e udhëzimit, që largon nga kandidimi ata persona që kanë kandiduar dhe kanë humbur në zgjedhjet e mëparshme. Kjo pikë do të sjellë përçarje dhe qejfmbetje mes nesh, në një kohë kur na duhen sa më shumë njerëz e figura që kanë qenë dhe kandidatët tanë të mëparshëm dhe smund ti penalizojmë me një pikë udhëzimi.
Ndriçim Hysa: Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, nuk shoh angazhim të të gjithë faktorëve të PS. Ku janë anëtarët e asamblesë në procesin e propozimit të kandidaturave? Shoh që në këtë proces janë përfshirë vetëm deputeti aktual dhe kryetari i partisë. Nuk më duket e drejtë.
Blendi Klosi: Udhëzimi i ri që kemi përgatitur ka pasur si filozofi lënien të lirë të asambleve të komunave dhe bashkive, të propozojnë dhe të mos vënë shumë njerëz në procesin e influencës. Të mos ndodhë ajo që ndodhi në zgjedhjet e mëparshme kur dhe për shkak të aleatëve, shumë nga njerëzit tanë mbetën të pakënaqur. Roli i kryetarit të asamblesë dhe deputetit të ZAZ-së është vetëm monitorues i procesit të propozimeve dhe aspak i influencës në këtë proces. Në këtë mënyrë, edhe anëtarët e asamblesë mund të jenë pjesë e këtij procesi.
Ndriçim Hysa: Që të fitojë PS, duhet të angazhohen të gjitha strukturat e partisë, beteja bëhet në ekip dhe jo me individë. Unë propozoj që të gjithë figurat dhe vlerat e PS, ish-deputetë, ish-anëtarë asambleje, ish-kryetarë dhe deputetë aktualë të bëhen një ekip konsensual në rang qarku për të zhvilluar të gjithë këtë proces. Të hiqet pika 7. Kemi plot raste kur shumë nga njerëzit tanë kanë humbur në zgjedhje të mëparshme, por jo për faj të tyre, por dhe pse iu vodh vota, apo u minua nga brenda koalicionit. PS duhet të veprojë në ekip. Nuk mundet të propozojnë deputetë nga Tirana, si deputetë liste dhe të mos i japin peshë propozimeve që duhet të vijnë nga strukturat, por dhe të gjithë vlerat e dikurshme të PS, të strukturuara në një ekip. Nuk ka një perceptim real të situatës në bazë.
Arben Malaj: Duhet krijuar një kohezion i të gjithë faktorëve në PS. Do duhej më mirë të kishim një angazhim sa më të gjerë të gjithë përfaqësuesve të PS, deputetit, anëtarit të asamblesë dhe kryetarit në asamblesë lokale. Ne shkojmë në zgjedhje për tre objektiva: votën popullore, numrin e bashkive e komunave dhe këshillat. Fryma jonë duhet të jetë ajo e gjithëpërfshirjes dhe jo ajo e përjashtimit. Në këndvështrimin individual mund të merret parasysh rasti kur një kandidat ka humbur në zgjedhjet e mëparshme, por kjo smund të jetë parim për të gjithë.
Pandeli Majko: Duhet të krijojmë frymë në elektorat. Në këto zgjedhje ne hyjmë për një zgjidhje politike dhe jo thjesht për zgjedhje administrative. Vetëm të para në këtë këndvështrim, ne do të krijojmë superioritet mbi këtë maxhorancë.
Gramoz Ruçi: E hedhim në votim heqjen ose jo të pikës 7 të udhëzimit për përzgjedhjen e kandidaturave. 115 vota pro heqjes së pikës 7 të udhëzimit. Miratohet.
Arta Dade: Në udhëzim ka një pikë ku thuhet se kandidatët duhet të jenë më aktivët vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo dhe si mund të vlerësohen sa i përket aktivitetit? Mendoj se duhet thënë kontribute në 20 vitet e fundit. Mos duhet rregulluar ky përcaktim edhe nga ana gjuhësore?
Bashkim Fino: Kjo nuk krijon asnjë keqkuptim, sepse termi vitet e fundit nuk penalizon dhe as favorizon njeri. Termi që përdoret në këtë pikë plotësohet dhe me pikën 2 të kritereve, ku thuhet se kandidatët duhet të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PSSH në nivel kombëtar, duke e bërë gjithëpërfshirës në kontribute kandidatin tonë.
Edi Rama: Dua të theksoj ashtu siç kam thënë gjithë këto ditë, se për ne këto zgjedhje janë politike dhe pse bëhen nën një kontur juridik administrativ. Ne duhet të provojmë se jemi shumicë, se populli na ka votuar gjithnjë më shumë se Saliu. Kjo kërkon angazhimin e të gjithë strukturave dhe individëve që besojnë tek alternativa jonë. Duke folur pak për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, dua të them se askush nuk ka të drejtë të vendosë emra në listat e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe kom