E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritike stili gazetaresk

Nga Brukseli, Ergys Metalija

Ditet e fundit jane perdorur ne mediat shqipetare etiketime populiste dhe radikale per kryeministrin e vendit, duke e krahasuar ate me Adolf Hitler apo deklaratat e tij te fundit si "Mein Kampf". Salop dhe ne menyre spontane do te thoja, paranohet dhe populisem i formes me te shemtuar dhe i panevojshem, por kjo nuk mjafton prandaj ia vlen qe ta tematizojme ceshtjen, a duhet media t'i njohe kufijte e saj.

Demokracia perbehet nga nje risi vlerash pozitive dhe njera nga ato eshte liria e mendimit, por kur kjo transformohet ne liri te shfrenuar atehere nuk kemi me te bejme me elemente apo vlera demokratike, por me nje mix populist qe eshte rreziku me i madh i demokracive te pa konsoliduara si ajo e Shqiperise.

Sa per referim po parashtroj tre shembuj internacionale, ku persona nga fusha te ndryshme kane hequr paralele ndermjet dikujt apo dickaje dhe Adolf Hitlerit, apo sfondit dhe sistemit te tij kriminal.

- Ne Gjermani, presidenti i institutit teper te renomuar te studimeve ekonomiko-sociale IFO Z. Hans Werner Sinn, u perpoq te krahasonte krizen ekonomike globale aktuale, me ate te viteve 1929 duke thene "... ne Gjermani ne krizen e 1929 ishin cifutet ata qe e pesuan, sot jane bankieret". Kjo deklarate i kushtoi Z. Sinn jo vetem reputacionin por dhe nje ndjese publike.

- Nje rast tjeter i paprecedente eshte deklarata e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ne Parlamentin Europian, permes se ciles ai duke ironizuar i ofroi Z. Martin Schulz (kryetarit te grupit parlamentar te S&D) rrolin e kryeoficerit SS, ne nje film qe po xhirohej ne Itali ne ate kohe. Edhe Berlusconit te regjur me mediat, i kushtoi kritika te pafundme, qe per hire te se vertetes duhet thene qe nuk ndryshuan gje ne etiken e tij politike.

- Rasti tjeter me pasoja disi me te medha, eshte ai i ish-moderatores se njohur te televizionit shteteror gjerman ZDF, Eva Herman. Zj. Herman kerkoi qe nepermjet nje prej librave te saj, thjeshte te theksonte disa vlera familjare e shoqerore te periudhes Nacionalsocialiste ne Gjermanine e Luftes se 2. Boterore. Kjo tendence i kushtoi jo vetem imazhin, por dhe karrieren e saj.

Sic e tregojne keto shembuj edhe liria e fjales ka nje kufi dhe se njerezit publike te cdo lloj fushe dhe sidomos ato qe ndikojne ne formimin e nje opinioni, qe kane nje imazh dhe nje reputacion per te humbur, nuk duhet t'i lejojne vetes te tilla shkarje si krahasimet e lartepermendura mes kryeministrit dhe Adolf Hitler. Institutucione te tilla si kryeministri, Presidenti dhe cdo lloj institucion i shtetit, meriton dhe imponon respektin.

Nje tjeter aspekt qe dua te permend eshte fakti se sic e kemi kuptuar, demokracia ofron hapesira te papara, por te cilat shfrytezohen brenda kornizes se rregullave te lojes. Ndersa gazetaret, politika, shoqeria dhe opinioni publik, ka mediat ne dispozicion per t'u shprehur dhe per te marre qendrime te ndryshme, 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise, perfaqesues te gjithe popullit shqipetar kane foltoren e Parlamentit ne dispozicion per t'u shprehur dhe per kete arsye, Kushtetuta parashikon dhe imunitetin e deputetit, qe e mbron ate nga deklaratat ne Parlament. Neqoftese ndokush eshte i mendimit se z.kryeminister e teproi me akuzat e tij ndaj kryetarit te PS, le ta shprehe kete, por jo duke radikalizuar dhe banalizuar tematiken me krahasime te pabaza dhe populiste, qe nuk i sherbejne askujt. Pra keto jane rregullat e demokracise dhe te parlamentarizmit, te cilat meritojne te respektohen. Nuk eshte aspak eficient ky ultra sensibilitet i gazetarise sipas motos, qe gjithkush mund te thote gjithcka, por vetem kryeministri jo.

Aspekti i trete dhe i fundit qe dua te diskutoj, eshte nje perspektive tjeter nga ato te shumtat e ketij debati. Neqoftese ndokush eshte i mendimit se kryeministri shqipetar apo veprimtaria e tij politike, shfaq ngjashmeri me A.Hitler dhe "Mein Kampf", atehere ky person, bashke me paranojen dhe histerizmin e tij, pershtatet me se miri me figuren e manipulusit dhe mjeshtrit te propagandes hitleriane te Joseph Göbels.

Ne perfundim dua te them, se pre e te tilla krahasimeve jane bere dhe figura te tjera drejtuese ne rang internacional, si Angela Merkel apo John McCain, por ne cdo rast pasojat kane prekur autoret e ketyre etiketimeve dhe jo te adresuarit.

* M.A./Kandidat per Doktor ne Shkenca Politike ne Universitetin e Regensburgut, Gjermani / Trainee ne grupin parlamentar EPP ne Parlamentin Europian


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›