E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndiqte gra dhe femije, i grabiste me dhune

Berat- Ndiqte grate e moshuara dhe femijet dhe pasi i qellonte me grushte, iu merrte cantat dhe sendet me vlere. Nje 25-vjecar nga qyteti i Beratit, mesohet se eshte arrestuar duke zbardhur dita e djeshme nga agjentet e Krimeve Kunder Prones dhe Vjedhjeve, i akuzuar per disa grabitje me dhune. Sipas hetimeve te grupit hetimor, i dyshuari Ardjan Veleshnja, godiste me grushte prane hyrjeve te pallateve grate dhe femijet e pambrojtur dhe u merrte parate dhe sendet me vlere. Ne Komisariatin e Beratit ishin depozituar shume denoncime nga qytetaret pergjate muajve tetor dhe nentor, se nje person i ndiqte nga pas dhe me tej i sulmonte me dhune duke u marre cantat, portofolat dhe sendet me vlere. Disa prej viktimave kane pasur edhe shenja dhune ne trup apo fytyre, pasi gjate rezistences ai i godiste me shkelma apo grushte. "Pas disa denoncimeve te qytetareve, ekspertet krijuan identikitin, qe solli me pas zbulimin dhe arrestimin e te dyshuarit", njoftoi policia vendore. I riu ka deshmuar gjate marrjes ne pyetje, se pervec sulmit te fundit gjate te cilit u kap, kishte kryer edhe disa te tjere qe nuk ishin denoncuar. Vetem nje muaj me pare Policia e Beratit arrestoi dy adoleshente qe sulmonin grate e moshuara dhe u merrnin me force cantat e dores, duke i grabitur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›