E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, 33% e shqiptarve marrin borxh për tu ushqyer

listeQeveria vazhdon që ta mohojë krizën në të cilën ndodhet Shqipëria, ndërsa Guvernatori Ardian Fullani nuk guxon të raportojë të vërtetat e ekonomisë shqiptare. Por, një raport i Bankës Shqiptare tregon situatën kritike në të cilën ndodhen shqiptarët.

Sipas këtij raporti të kryer në 16 qytete shqiptare, 33% e qytetarëve marrin borxh për të ushqyer.

Në totalin e familjeve të intervistuara, rreth 33% e kampionit (401 familje) pohojnë se kanë (në momentin e intervistimit) një hua të papaguar, çka përbën një rritje me rreth 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (janar-qershor 2012). Në 45% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar huan nga burime formale, si banka (39%) dhe institucione të tjera financiare jobanka (6%). Kjo përbën një rritje me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Në 54% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se u janë drejtuar burimeve informale si persona fizikë (41%) dhe hua nga dyqanet (13%), thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Dhe, duke parë situatën e rënduar ekonomike dhe shpenzimet që pritet të bëhen për fushatën elektorale, gjendja pritet të përkeqësohet edhe më tej./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›