E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Athina mandaton bankat per shlyerjen e borxhit

ATHINE- Greqia ndërmori sot një mision për shlyerjen në 10 vjet të rreth pesë miliardë eurove, theksoi një burim i Ministrisë greke të Financave.

Qeveria mandatoi bankat britanike ''Barclays'' dhe ''HSBC'', japonezen ''Nomura'' dhe greken Bankën Kombëtare të Greqisë (BNG) dhe Bankën e Pireut, sipas të njëjtit burim.

Greqia është përballur që prej disa muajsh me një krizë financiare të pazakontë që ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kushtet e kredisë në vend.

Nën presionin e Bashkimit Evropian, qeveria socialiste mori dje masa të rrepta destinuar ekonomizimit të 4,8 miliardë dollarëve për reduktimin e deficitit publik dhe për t'i rikthyer besueshmërinë tregjeve.
(s.g/ATSh/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›