Kriza, Britania e Madhe plan anti emigracion

Ndërsa kriza greke po infekton edhe vendet e tjera të eurozonës në një kohë që vendi helen duket se po largohet nga monedha e përbashkët, Britania e Madhe po harton plane emergjence për të përballuar me një rritje të mundshme të madhe të emigracionit. Sekretarja e Brendshme, Theresa May tha për Daily Telegraph se puna është në vazhdim për të kufizuar emigracionin Evropian në rast të një kolapsi financiar.
Ajo tha se "tendencat" janë duke u shqyrtuar për të parë nëse emigracioni ishte në rritje nga vendet me ekonomi goditura.
Nëse monedha e vetme prishet, personat që kërkojnë punë jashtë vendit mund të shohin Britaninë si një alternativë tërheqëse. E pyetur nëse kontrollet e emigracionit emergjente janë duke u shqyrtuar, May tha se është normale që ne të hartojmë disa plane rezervë për këtë dhe puna është në zhvillim e sipër.
Ajo tha se nuk kishte asnjë provë se migrimi ka qenë në rritje, por ajo ishte "e vështirë të thuhet se si do të zhvillohet në javët e ardhshme".
Njoftimi për planin vjen pas çrregullimeve të monedhës së përbashkët evropiane, pasi banka e katërt më e madhe e Spanjës, Bankia, kërkoi një ndihmë prej 19 miliardë eurosh nga qeveria.
Kryeministri David Cameron, tha javën e kaluar, se eurozona duhet punojë më shumë për të kaluar krizën. Cemeren tha se eshte ne interesin e Britanise, qe eurozona te zgjidhe problemet e saj te borxhit, edhe pse Londra nuk eshte pjese e saj. kryeministri britanik paralajmeroi edhe per rreziqet me te cilat perballet Britania vete, disa dita per futjes se vendit ne recesionin e dyte ekonomike. Por ai kembnguli se qeveria e tij eshte duke ndjekur kursin e duhur dhe e beri te qarte se do beje ceshte e mundur per te mbrojtur ekonomine britanike dhe sistemin e saj financiar.