E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vriten katër militantë

Zyrtarët e Pakistanit thonë se nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara janë vrarë katër militantë në rajonin e Vaziristanit Verior.
 

Zyrtari i lartë i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se sulmi ka qëlluar një shtëpi pranë Miranshahut.
 

Vaziristani Verior është bastion i rrjetit Hakani, një grup kryengritësish që fajësohet për një numër sulmesh në Afganistan.
Sulmi i sotëm është i treti në katër ditë në Vaziristanin Verior.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›