E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Greqia mbyll 6 ambasada dhe 2 konsullata

ATHINE- Greqia njoftoi sot mbylljen e gjashtë ambasadave dhe dy konsullatave në përpjekje për të ulur kostot operative të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gradualisht deri në muajin mars të vitit që vjen, Greqia pritet të pezullojë ambasadat e saj në Peru, Uruguaj, Vietnam ,Sudan, Zimbabve dhe Zelanda e Re.  Sipas planit të hartuar nga Ministria e Jashtme, do të mbyllen edhe konsullatat në Atlanta, SHBA dhe Perth, Australi.

Buxheti i vitit 2009 për Ministrinë e Punëve të Jashtme ishte rreth 500 milion, dhe tashmë ai pritet të ulet me disa milionë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›