E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Greqia vazhdon bisedimet për ndihmat

Zyrtarët grekë pritet të zhvillojnë bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian për të vlerësuar se i ka përmbushur Athina zyrtare kriteret për të marrë një paketë të dytë ndihme financiare nga këto institucione ndërkombëtare.

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, mbajti të hënën mbrëma një konferencë telefonike me zyrtarët e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, për të diskutuar hapat e Greqisë drejt zbatimit të masave të ashpra financiare me qëllim të shmangjes së falimentimit.

Një një deklaratë të lpublikuar pas konferencës, ministria e financave e cilësoi takimin “produktiv dhe të pavarur”, ndërsa njoftoi se takimet e tjera ndërmjet ekspertëve të FMN-së dhe BE-së do të mbahen gjatë ditës së sotme në Athinë.

Greqia po përpiqet të bind huadhënësit e saj se ka kontrolluar shpenzimet dhe se ka përmbushur kriteret për marrjen e një pakete ndihme prej rreth tetë miliardë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›