E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet ne Indi humbin jeten 18 persona

Dhjetëra njerëz janë vrarë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur pasi një termet me magnitudë 6,9 ballë tronditi veri-lindjen e Indisë, Nepalit dhe Tibetit.

Epiqendra e tërmetit ishte në pjesën malore të Indisë, ku të paktën 18 vete u vranë. Shiu dhe rrëshqitjet e tokës po pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ndërsa zyretarët në Sikkim të Indisë thanë se numri i viktimave mund të rritet më tej.

Disa termete kanë goditur rajonin gjatë këtij viti, por asnjë nuk shkaktoi dëme të mëdha. Të paktën pesë persona janë vrarë në Nepal, ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Tibet. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e policisë.

Linjat telefonike dhe ato të energjisë elektrike janë ndërprerë në shtetet kryesore, çka e bën edhe më të vështirë transmetimin e informacionit nga vendi i ngjarjes.  Qindra njerëz kanë kaluar natën në rrugë, pasi ndërtesat janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm ndërkohë që shumë të tjerë janë avakuuar.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›