E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic Te qetesohet situata ne veriKrasniqi Serbia po luan me zjarrin

Kryeparlamentari i Kosoves Jakup Krasniqi denoi dhunen e serbeve ne veri dhe plagosjen e dy ushtareve gjermane te KFOR-it.

Plumbat e sotem qelluan vetem disa dite pas deklarates se ministrit te Puneve te Brendshme te Serbise per ripushtimin e Kosoves madje pa perjashtuar edhe luften e armatosur. Kjo politike intervencioniste serbe nuk eshte vetem perzierje ne punet e brendshme te shtetit tjeter por kercenim i drejtperdrejte i integritetit territorial dhe sovranitetit te vendit tone u shpreh Krasniqi. Kjo loje me zjarrin por edhe durimi e toleranca duhet te kene nje kufi. Duke qene Beogradi zyrtar burimi i gjithe problemeve ne veri te Kosoves therras bashkesine nderkombetare qe te ushtroje ndaj tij ndikimin e saj per te shperndare strukturat ilegale dhe kriminale atje te financuara dhe te mbeshtetura nga Serbia me qellim te kthimit te rendit dhe sigurimit te jetes se qete e te lire per qytetaret.

Nderkohe presidenti i Serbise Boris Tadic ka kerkuar nderprerjen e menjehershme te konfliktit ndermjet pjesetareve te KFOR-it dhe qytetareve serbe ne fshatin Jagnjenice.

I ftoj zyrtaret e KFOR-it EULEX-it dhe perfaqesuesit politike te serbeve ne qetesimin momental te situates dhe sigurine e plote te lirise se levizjes vetem nepermjet dialogut dhe pa perdorim te dhunes tha Tadic.Jetet e qytetareve tane dhe te pjesetareve te institucioneve nderkombetare duhet gjithsesi te ruhen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›