Kriza, PASOK mbështetje PS

Partia socialiste greke, PASOK, i ka shprehur mbështetjen e saj simotrës shqiptare, në protestën për transparencën e zgjedhjeve.
“Mbështesim nismën e Partisë Socialiste. Qeveria të dëgjojë kërkesën e opozitës”, thuhet në një komunikatë të partisë greke.
Nuk është hera e parë që PASOK, e udhëhequr nga kryeministri Jorgo Papandreu, shpreh mbështetjen për Partinë Socialiste të Shqipërisë.