E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Ska kauzë më të madhe se liria

Avokati Spartak Ngjela, tashmë i përhershëm në protestat e opozitës, ka akuzuar sërish qeverinë Berisha se po ushtron një regjim tiranik.

Gjatë fjalës së tij Ngjela ka shprehur përkrahjen e tij ndaj grevës së deputetëve dhe simpatizantëve socialistë, duke theksuar se ata kanë vendosur të sfidojnë vdekjen.

“Nuk ka kauzë më të madhe se sa demokracia dhe vota e lirë. Sot kemi mbi 200 grevistë që sfidojnë vdekjen përballë një qeverie që tremb shqiptarët me vdekjen. Sot kemi një qeveri që i shërben tiranisë. Të mblidhemi dhe t’i japim shoqërisë vlerën humane”, ka pohuar Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›