Kriza PDK sperjashton doreheqjen e Thacit

Partia Demokratike e Kosoves nuk e perjashton mundesine e doreheqjes se kryeministrit Hashim Thaci per te dale nga kriza institucionale.
Memli Krasniqi anetar i kryesise se PDK-se ka deklaruar se kjo parti po mundohet te gjeje nje zgjidhje ligjore dhe kushtetuese per te dale nga kjo situate.
Kete krize e ka shkaktuar Lidhja Demokratike e Kosoves dhe kjo parti duhet te mbaje pergjegjesine qe shteti i Kosoves aktualisht ka mbetur pa nje numer te caktuar ministrash ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shtuar me tej se gjithesesi PDK do te jete e gatshme ti pranoje ministrat e LDK-se nese ata vendosin te kthehen ne qeveri.
Por pak me vone anetare te kryesise se LDK-se ne nje konference per shtyp kane mohuar zerat se po shqyrtojne mundesine e kthimit ne qeveri.