E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi Do ta perfundojme reformen e pensioneve

Reforma ne sistemin e pensioneve do te perfundoje pavaresisht kundershtimeve shume te forta tha Presidenti francez duke paralajmeruar per rrezikun e pasojave te grevave ne sektorin e punesimit dhe ne aktivitetin ekonomik.

Presidenti francez Nicolas Sarkozi u shpreh sot permes nje komunikate se ka urdheruar zhbllokimin e te gjitha depove te karburanteve te marra nen kontroll nga grevistet ne kuadrin e kundershtimit te reformes se pensioneve. Ky hap eshte ndermarre per te rivendosur sa me shpejt nje situate normale.

Reforma e pensioneve parashikon qe mosha e pensionimit te rritet nga 60 ne 62 vjec per kategorite e pensionit minimal dhe nga 65 ne 67 per kategorite e pensionit maksimal./start/

2010-10-20 1216

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›