E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PPE dhe PSE: Presim zgjidhje

Dy grupimet më të mëdha politike në Parlamentin Europian kanë dalë sot me një deklaratë në lidhje me krizën politike në Shqipëri.
PPE dhe PSE shprehen në deklaratë se zgjidhja e ngërçit politik është përgjegjësi e Qeverisë dhe e opozitës.
"Ne theksojmë së bashku me Këshillin që është përgjegjësi e qeverisë së Shqipërisë së bashku me opozitën për të gjetur menjëherë, në mënyrë transparente dhe në respektimin e plotë të kushtetutës shqiptare, zgjidhje për të kapërcyer këtë situatë dhe për të ecur përpara drejt BE-së" thuhet në deklaratë.
Sipas PPE dhe PSE, gjendja aktuale politike është e lidhur direkt me integrimin e vendit në BE.
"Ne sinqerisht shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshme të nevojshme drejt përmbushjes ambicies evropiane të vendit por
vazhdojmë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, mbi bazën e kritereve të Kopenhagës si dhe kriteret e përcaktuara nga konkluzionet dhjetor 2006 të Këshillit Europian" thuhet më tej në deklaratë.
Dy grupimet më të mëdha politike theksojnë gjithashtu se shpresojnë që udhëheqja politike shqiptare, të kuptojë mirë se tejkalimi i kundërshtimeve aktuale politike është vendimtare për ecurinë e integrimit evropian të vendit dhe për promovimin e aspiratave të qytetarëve shqiptarë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›