Lezhë, vetëvritet me çifte 32-vjeçarja

Një 32-vjeçare nga Lezha i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ishull-Shëngjin ku 32-vjeçarja Dilla Ivanaj është vetëvrarë me çifte në banesën e saj.
Kanë qenë familjarët e saj të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen e rëndë. Edhe pse 32-vjeçarja është dërguar urgjentisht në spital ajo nuk ka mundur të jetojë pasi kishte marrë plagë të rënda në trup.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta për të cilat e çuan 32-vjeçaren t'i jepte fund jetës.