Kriza, Rama: ZgjidhjaTransparenca, nëses’pranohet protesta

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste shprehet i vendosur se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për transparencën e kutive të 28 qershorit si i vetmi kusht për të zgjidhur krizën.
“Pa zgjidhjen e krizës problemet me demokracinë dhe ekonominë vetëm përkeqësohen dhe përgjegjësia bie mbi Berishën“- ka thënë lideri i opozitës në bashkëisedimin e përjavshëm me gazetarët që zhvillohet në selinë rozë.
Rama nënvizoi se “kriza nuk është zgjidhur por përkeqësuar” dhe përsëriti apelin ndaj kryeministrit Berisha për të dëgjuar ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhjen e në të kundërt “Rruga e protestave mbetet e hapur”.
“Fakti që ne jemi vënë në dispozicion për të zgjidhur krizën nuk do të thotë që kriza është zbutur, ajo qëndron në themelin e procesit demokratik dhe zgjidhja e krizës është transparenca për ti hapur rrugën jo vetëm një procesi ku do nxjerrë në dritë të diellit një proces zgjedhor, por do vendosë transparencën në themel të procesit demokratik”- theksoi Rama.
Ai përsëriti se PS nuk dëshiron që kriza politike të kushtëzojë procesin e liberalizimit të vizave dhe qëndrimin e tij e ka dërguar tek ndërkombëtarët si me shkrim edhe me gojë sepse kutitë e mbyllura nuk duhet të mbyllin vizat. Sepse, për ne, lëvizja e lirë nuk duhet penguar në asnjë mënyrë më tutje sic është penguar për shkak të keqqeverisjes.
(s.g/BalkanWeb)