E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Ruci Oferta jone mbi tavoline

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci deklaroi se opozita eshte gati per zgjidhjen e krizes politike mjafton qe mazhoranca te tregoje vullnet pozitiv.

Duke theksuar se PS tashme e ka hedhur ne tryeze oferten e saj per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me shumice dhe drejtim nga opozita ndersa per fletet e votimit te pranohet cdo opinion qe do te jape Komisioni i Venecias.

Kohe per te humbur nuk ka ne te kunderten nuk do te kemi asnje oferte per ju por vetem oferten per cdo shqiptar te ndershem qe do te futet ne aksionin tone dhe qe do te ndaloje vetem kur garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme tha Ruci.

Sipas tij kriza ne vend nuk eshte vetem politike por edhe ekonomike ndersa siguria eshte ne nivele shume te uleta. Po ashtu Ruci ngriti shqetesimin e rritjes se papunesise dhe uljes se nivelit te te ardhurave ndersa qeveria pretendon se ne vend ka progres ekonomik duke genjyer hapur qytetaret shqiptare.

Pranoni se jemi te fundit ne Evrope per liberalizimin e vizave dhe tregojini shqiptareve te verteten se qeveria eshte e fundit ne permbushjen e reformave. Kerkojini falje qytetareve shqiptare per pengesen qe i keni sjelle ne levizjen e lire tha Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›