Kriza, bie kërkesa për apartamente
Kërkesa për të blerë një shtëpi në kryeqytet pothuajse është përgjysmuar po të krahasohet me një vit më parë. Madje specialistet imobiliare thone se ndonese jemi ne kulmin e sezonit turistik, blerja e apartamenteve në zonat bregdetare mbetet mjaft e ulët. Tregu imobiliar gjatë kësaj periudhe është duke përjetuar edhe rënien e kërkesës për të marrë ambiente me qera, të cilat ndonëse kanë patur një përmirësim krahasuar me periudhën e parë të vitit, sërish janë të orientuara drejt çmimeve të ulëta, raporton Vizion Plus.
Një nga sektortët më të prekur nga kriza për këtë vit, vijoi të mbetej ai i ndërtimit, edhe për shkak të shtrëngimit të kushteve për kredi. Sipas Bankës së Shqipërisë ky sector ka shënuar një rënie me 17.6% për pjesën e parë të këtij viti, ndërkohë që parashikohet që performanca e tij në ekonomi do të vijojë të mbetet e dobët.