E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i naftes drejt 200 lekeve

Nafta dhe benzina edhe këtë javë, vazhdojnë të ruajnë sërish të njëjtat nivele të çmimeve ashtu sikurse edhe dy javët e kaluara. Rezulton se dy javët e fundit nafta është tregtuar nga 185-199 lekë për litër dhe po këtë javë ka qenë në të njëjtat shifra. Edhe benzina nuk ka pësuar asnjë ndryshim në çmim. Disa javë më parë ajo është tregtuar me 187-193 lekë për litër, ndërsa këto dy javë është shitur me 187-199 lekë për litër.

Këto shifra tregojnë në fakt për një cmim të rritur të naftës, i cili nuk do të ulet por priret të shkojë drejt 200 lekëve për litër.

Muaji Korrik ka patur rritje të çmimeve, të cilat kanë qendruar konstante gjatë gushti, duke mos pasdur lëvizje. Ndërkohë që në muajin Qershor, tregu i karburanteve pati njohur një rënie të lehtë të çmimeve. Sezoni turistik, levizjet e shumta të pushuesve dhe konsumi më i madh i karburantit ndikon edhe në ngritjen e çmimeve në këtë treg. Tregu i karburanteve pësoi një rritje çmimesh gjatë fillimit të muajit Shtator, pas thuajse disa muajsh stabilitet. Kjo rritje ndodhi për shkak të vendosjes së taksës mbi karburantet. Ky trend çmimesh, vazhdoi derisa rezervat e karburanteve mbaruan. Më pas rënia e cmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare u reflektua dhe në tregun shqiptar, ndërsa në fund të muajit janar nisi sërish rritja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›