E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza bien dergesat e emigranteve

Qe prej 4 vitesh dergesat e emigranteve drejt Shqiperise jane ne renie te vazhdueshme. Ashtu si edhe ishte paralajmeruar ne raportet e studimet e Bankes Boterore por edhe si pasoje e krizes se rende te financave dhe ekonomise boterore flukset valutore qe kane ushqyer ekonomine dhe mbuluar deficitin tregtar sa vijne e zvogelohen.

Viti 2007 ka qene viti i fundit i serise shumevjecare te rritjes se vazhdueshme te remitancave sic njihen ndryshe te ardhurat valutore nga emigracioni. Pas 2007 renia vjetore e tyre ka qene mesatarisht me 5 per qind.

Sipas te dhenave te pervitshme te Bankes Qendrore kulmin e tyre prurjet valutore te emigranteve e kane patur pikerisht ne 2007 vit ne te cilin ne ekonomine e vendit jane futur 947 milion euro. Edhe ne dy vitet e meparshme remitancat kane qene me shume se 900 milion euro ne vit dhe saktesisht 939 milion euro ne vitin 2006 dhe 934 milion euro ne vitin 2005.

Situata permbyset ne vitin 2008 e ne vazhdim. Ne 2008 nga emigrantet futen ne Shqiperi 800 milion euro dergesa valutore. Renia eshte e papare ne asnje vit te meparshem me plot 16 per qind. Ne raport me prodhimin e brendshem bruro renia eshte me 5 per qind.

Ne raportimin e Bankes Qendrore te asaj kohe thuhet se kriza ekonomike dhe financiare ne vendet ku numri i emigranteve shqiptare eshte me i larte mendohet te kete ndikuar ne uljen e prurjeve valutore prej tyre.

Me nje renie vjetore prej 6.5 per qind ne vitin 2009 dergesat e emigranteve u regjistruan vetem 752 milion euro. Renia u be e dukshme duke vleresuar rolin e kesaj valute ne mbulimin e deficitit tregtar. Banka e Shqiperise vleresonte se ne vitin 2009 niveli i financimit te deficitit tregtar prej dergesave te emigranteve ishte rreth dy here me i ulet se i njejti nivel per vitin 2004.

Tendences renese nuk i shpeton as viti 2010. Ndonese eshte heret per te folur ne terma vjetore shifrat zyrtare flasin per renie ne rreth 6.5 per qind ne 3 mujorin e pare te ketij viti. Sipas ketyre te dhenave gjate tremujorit te pare te vitit 2010 dergesat e emigranteve ishin vetem 171 milione euro.

Arsyeja qe jepet eshte po e njejte renia eshte ndikuar nga kriza ekonomike dhe financiare si dhe nga rritja e papunesise ne vendet ku numri i emigranteve shqiptare eshte me i larte.

Adi Darsi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›