E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti per kontraten e Kardhiqit shte dhene konform ligjit

Pas kerkesave te opozites ministria e ekonomise publikon kontraten e koncensionit per ndertimin e hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq ne Gjorokaster. Ministri Dritan Prifti tha se do te publikohet cdo kontrate e ketij lloji dhe vleresoi se kontrata ne fjale eshte konform te gjithe ligjeve.

ldquoUne jo vetem ne syrin jo vetem te politikanit por edhe te nje eksperti nuk shoh asnje nxitim asnje shkelje ligji ne kete kontrate nuk shoh asnje problem perkundrazi eshte nje nga kontratat e cila eshte perpunuar dhe negociuar per nje kohe shume me te gjate se sa shume kontrata te tjera ne ministrine e Ekonomise. Sot kam dhene nje urdher me shkrim sekretarit te pergjithshem ku i them qe ne cdo rast opozita apo kushdo kerkon te kete nje kopje origjinale te kontratave koncensionare te lidhura nga kjo ministri ne cfaredo periudhe trsquoi vihen asaj menjehere ne dispozicion sepse realisht nuk kemi asnje gje per te fshehurrdquo tha Prifti.

Ne pergjigje te interesit te gazetareve ministri Prifti ka folur per nje situate optimiste hidroenergjetike te vendit. Sipas tij rezerva energjetike garanton furnizim pa probleme deri ne stinen e reshjeve.

ldquoRezerva energjitike eshte me shume se 1 miliard kilovat/ore qe ne sot i kemi rezerva uje ne liqenet e kaskades se Drinit. Po ta krahasosh me te njejten periudhe te nje viti me pare jemi ne nje situate me te favorshme. Vetem rezerva energjitike e sotme garanton mbi 2 muaj e gjysme apo 3 muaj prodhim dhe sigurisht qe me kete nivel te rezerves ne futemi ne stinen e rreshjeve dhe nuk mendoj se do te kemi asnje problemrdquo tha Prifti.

Prej javesh ministri Prifti dhe dikasteri qe drejton jane te perfshire ne sulme direkte politike te opozites ne nje kohe qe trajtimi mediatik i ceshtjeve ekonomike e rregullatore eshte spostuar ne plan te dyte.

Adi Darsi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›