Kriza boterore jep efekte edhe ne Indi

Ekonomia indiane u rrit me ritmin më të ngadaltë në më shumë se dy vjet gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011, duke rënë nën nivelin minimal të synuar nga autoritetet prej 7%.
Sipas statistikave të publikuara ditën e mërkurë, si rrjedhojë e humbjes së besimit të investitorëve, krizës botërore dhe inflacionit të lartë, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me vetëm 6,9%.
Për herë të fundit, ekonomia ishte ngadalësuar deri në këto nivele në qershor 2009, në pikun e krizës ekonomike të kredive të këqija në perëndim. Në pothuajse nëntë muajt e mëparshëm, ekonomia ishte rritur me 7,7%. Nju Delhi pati deklaruar në fillim të 2011-s, se 8,5% rritje Kriza FinanciareVlerësim negativ bankave Kriza, skenarët për euron Eurozonë, Ministrat e Financave debatojnë për krizën do të ishte një objektiv real për vitin.
Sipas analistëve, një shenjë e mirë për vendin është arritja e një konsensi partiak për të çuar deri në fund disa reforma të rëndësishme ekonomike. “Është zakon që në Indi të bëhen reforma vetëm kur situata të jetë përkeqësuar në maksimumin e saj”, deklaroi Deepak Lalvani, një ekspert financiar.
Reformat do të synojnë që të stimulojnë investimet në vendin me popullësinë e dytë më të madhe në botë. Rritja ekonomike pritet të mbetet në nivelin e 7-7.5% edhe gjatë vitit 2012.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar