E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic Situata ne veri mund te rendohet


Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic iu ka bërë thirrje serbëve të veriut të Kosovës që të mos krijojnë probleme me trupat ndërkombëtare, pasi kjo bie ndesh me interesat e Serbisë.

Gjithashtu, Dacic ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës mund të rëndohet nëse palët do të flasin në gjuhën e armëve.

“Ajo që ka ndodhur në barrikada është vetëm një grimcë krahasuar me atë që mund të ndodhë, prandaj është i nevojshëm dialogu”, citohet Dacic nga “RTK”.

Deklaratën e tij ministri i Brendshëm e ka bërë gjatë një vizite në Shkup, ku nënshkroi me homologen maqedonase një marrëveshje për bashkëpunim policor. Ajo që ka ndodhur në barrikada është vetëm një grimcë krahasuar me atë që mund të ndodhë, prandaj është i nevojshëm dialogu

Ivica Dacic
Ministër i Brendshëm i Serbisë

“Ekziston një presion i madh i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe nëse Serbia merr kandidaturën e vetë do ta ketë më të lehtë të mbrojë qëndrimet e saj lidhur me Kosovën”, ka shtuar Dacic.

Deklarata e tij, e konsideruar si një paralajmërim, vjen pas asaj të bërë rreth një javë më parë, ku theksoi se Serbia duhet të jetë e gatshme të luftojë për të mbajtur Kosovën.

Dacic deklaroi se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.

“Vija e kuqe e Beogradit është sulmi i armatosur i Hashim Thacit ndaj serbëve të Kosovës. Thaci duhet ta dijë se me sulmin ndaj serbëve të Kosovës sulmon Beogradin dhe ne këtë nuk mund ta tolerojmë”, tha ai. Veriu i Kosovës
Loklir: Dhuna e papranueshme
KFOR-i, mbush armët
Tadic: Të hiqen barrikadat

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova AAK, Shala kandidat për presidencialet
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala mund të jetë kandidati i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Kosovës. Gjendja në veri e qetë
Pas incidenteve të dy ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku janë lënduar rreth 30 ushtarë të forcave të KFOR-it, situata të mërkurën në terren raportohet të jetë më e qetë.
Opozita kritika dialogut
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të mërkurën të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike. Prishtinë, reagim pas dhunimit të varreve hebraike
Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre, përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to.
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj denoncoi fuqishëm qeverinë e Serbisë, e cila nëpërmjet struktuarve paralele serbe dhe narrativës luftarake po pengon paqen dhe stabilitetin.


Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›