Kriza carje e re ne LDK

Nga rezidenca e ish-presidentit Ibrahim Rugova i biri i tij Uka njoftoi krijimin e se ashtuquajtures Lista Ibrahim Rugova. Nje liste me te cilen do te garohet ne zgjedhje por serish ne kuader te LDK-se.
Sipas Rugoves formimi i kesaj liste nuk eshte ndarje e LDK-se. Ai tha se ky vendim ka ardhur pas refuzimi i kreut aktual te saj Fatmir Sejdiu per tu terhequr nga gara.
Me vendimin per krijimin e listes ne nuk po percajme LDK-ne por po kerkojme te japim nje alternative per votuesit e LDK-se qe kane mbetur te zhgenjyer nga keqmenaxhimi i vazhdueshem i kesaj partie nen udheheqjen e Fatmir Sejdiut ka deklaruar Uke Rugova.
Edhe per Bujar Bukoshin kjo nuk eshte carje e partise. Kjo eshte nje iniciative qytetare. Nje parti nuk mund te dale me dy lista dhe ne po mundohemi te shpetojme LDK-ne eshte shprehur ai.
Gjate kesaj konference per shtyp nuk eshte bere e ditur nese kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa do te jete pjese e kesaj liste.
Por sipas burimeve brenda LDK-se ne ditet ne vijim Lista Ibrahim Rugova do te propozoje Isa Mustafen per kryetar te saj.