Kriza drejtuesit e Interit zbresin ne fushe

Humbja shokuese ndaj Bolonjës ishte e tepërt për Interin, e dyta radhazi në San Siro pas asaj kundër Novarës, dy skuadra me objektiva modeste në krahasim me skuadrën zikaltër.
Pikërisht për të kuptuar se cfarë po ndodh në kampin zikaltër, vetë drejtuesit kryesorë të klubit, bashkë me trajnerin Claudio Ranieri zhvilluan një takim me të gjithë lojtarët paraditen e së shtunës.
Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, por shtypi italian shkruan se trajneri Ranieri ka folur me të gjithë lojtarët në një përpjekje për të kuptuar se ku qendronte motivi jo vetëm i rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve të fundit, por edhe i paraqitjes së dobët të skuadrës, e cila në dy ndeshjet e fundit ka pësuar 4 gola dhe nuk ka shënuar asnjë.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të lartë të Interit, që nga drejtori teknik Marco Branca e deri tek zv/drejtori i përgjithshëm, Stefano Filucchi. Takimi u mbajt në një kohë kur skuadra po përgatitet për sfidën e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, atë ndaj Marsejës që do të luhet të mërkurën në Francë.