E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta "Drita Islame”, komuniteti mysliman përkujton 20-vjetorin

Njëzet vite më parë pa dritën e botimit gazeta e parë islame në Shqipëri "Drita Islame”. Kjo gazetë ka si mision sipas organizatorëve, promovimin e vlerave të islamit duke pasqyruar jetën fetare dhe kulturore në vend. Komuniteti musliman i Shqipërisë, në kuadër të kësaj dite organizoi konferencën “Media dhe Feja”. Sipas kryetarit Haxhi Selim Muca ky organ mediatik është një dritare e mendimit Myslyman.
Në konferencë merrnin pjesë studiues, intelektualë, akademikë dhe gazetarë të shquar të vendit. Përgjatë aktivitetit u dhanë edhe disa cmime mirënjohjeje për disa nga kontribuuesit kryesorë të gazetës në 20 vite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›