E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Eurozones shtyhet zgjidhja


Zgjidhja për krizën e Eurozonës duhet ende të presë, ndërsa Ministrat e Financave të mbledhur në Bruksel sërisht nuk kanë arritur të gjejnë një qëndrim të përbashkët, lajmëruan mediat ndërkombëtare gjatë pasdites së të martës.

Presidenca polake e Bashkimit Europian konfirmoi se mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme (e mërkurë), ndërsa besohet se divergjencat midis Parisit dhe Berlinit shkaktuan ndryshimin e axhendës.

Takimi i Ministrave të Financave të 17 vendeve të Eurozonës do të realizohet tashmë në të njëjtën kohë që krerët e shteteve do të takohen midis tyre.

E mërkura ishte paralajmëruar prej kohësh si dita kur liderat e Bashkimit Europian do të dilnin me një plan Kriza FinanciareItali, qeveria Berlusconi në rrezik Vatikani: Liria e tepërt shkaku i krizësBursat në vendnumëro, pritet pakti i Eurozonës të përbashkët, për mënyrën se si duhej përballuar kriza aktuale. Pritshmëria e përgjithshme që në 24 orët e ardhshme të miratohen vetëm principet e planit, me detajet që do të negocohen dhe aprovohen në një kohë të mëvonshme.

Ndërsa shtetet ndajnë një qëndrim unanim përsa i përket nevojës për krijimin e një fondi emergjence, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë mekanizmat që do të kontrollojnë fondin. Kriza greke gjithashtu ka përçarë të dy vendet, me Berlinin që është pro faljes së gjysmës së borxheve të Greqisë dhe Francën që e kundërshton idenë, me pretendimin se diçka e tillë do të vendoste në vështirëse serioze shumë banka franceze.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Venecia: Nisni me reformën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›