E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan rikthehet Thiago Silva


Thiago Silva, mbrojtësi qendror i Milanit, do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme ndaj Parmës pas një mungese në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve.

Njoftimin e ka dhënë trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, i cili ka shtuar gjithashtu se Nesta është në dyshim për sfidën ndaj emilianëve.

Përsa i përket mesfushës, tekniku ka thënë se Mark van Bommel do të qëndrojë pushim në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje, ndërsa Cassano dhe Robinho do të jenë në balotazh për një vend në sulm në krah të Zlatan Ibrahimovic.

“Duhet të kthehemi favoritë për titullin kampion me fitore dhe lojë të bukur. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës (ndaj Parmës dhe Romës) dhe të klasifikohemi për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve para pushimit të nëntorit”, u shpreh Allegri, i cili është në listën e kandidatëve të trajnerëve që mund të fitojnë Topin e Artë FIFA.

“Më vjen mirë, por u habita shumë. Në krahasim me të tjerët (Capello, Mourinho, Guardiola dhe Mancini) unë kam bërë shumë pak”, u shpreh Allegri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kandidatët e Topit të Artë FIFA
Është publikuar lista e 50 lojtarëve kandidatë për fitimin e Topit të Artë të këtij viti. Kuzhe: Marrëzi po të qëndroja në Shqipëri
Josip Kuzhe flet “pa dorashka”. Gjatë qëndrimit 29-mujor (duke llogaritur që kontrata skadon në dhjetor, puna e tij efektivisht shkon në 31 muaj), trajneri kroat nuk përbënte asnjëherë lajm me deklaratat e tij. Juventus-Fiorentina, dueli për “rizgjimin”
Seria A rikthehet sërish në mesjavë. Të martën Juventusi pret në shtëpi Fiorentinën. Të dyja skuadrat dhe teknikët përkatës vijnë pas disa rezultateve zhgënjyese, dhe presioni qendron në të dyja kampet. Cristiano, 11 tripleta me fanellën e Real Madrid
Cristiano Ronaldo, me tregolëshin e tij ndaj Malagës, arriti Messin e Barcelonës në kuotën e 10 golave në kryesimin e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll të futbollit. Basha te F.K Tirana
Në prag të ndeshjes me Bylisin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar skuadrën për herë të parë që nga koha e shndërrimit të këtij klubi si Shoqëri Aksionere, që rrjedhimisht ka drejtues kryesorë kryetarin e bashkisë.

Lajmet kryesore

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Venecia: Nisni me reformën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›