E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxheve ne SHBA

Dhjetera vite me radhe ekonomia amerikane ishte me e fuqishmja ne bote ndersa dollari amerikan ishte monedha kryesore. Por borxhet e viteve te fundit e kane rrenuar kete nam. Per here te pare dyshohet hapur ne aftesite kredishlyerse amerikane. Stefan Scharfetter nga Baader Bank e Mynihut thote se kjo nuk befason Mendoj se kjo eshte e drejte sepse kahere kemi pritur nje pozicionim te tille.

SHBA si Irlanda

Andreas Rees nga UniCredit pohon se vleresimet me te reja jane pasoje e problemeve me buxhetin amerikan. Borxhet ne SHBA jane rritur shume pas falimentimit te Bankes Lehman ne vjeshte te vitit 2008. Amerikanet tani kane borxhe ne vlere prej 100 per qind te prodhimit bruto qe eshte e ngjashme me Irlanden.

Bildunterschrift Krahasimi i borxheve me Japonine.

Edhe Stefan Scharfetter ka nje mendim te tille Disa thone se gjendja ne Amerike nuk mund te krahasohet me Greqine apo Portugaline por ketu ka dicka te ngjashme. Tani po e shohim qe masa e borxheve tek amerikanet ka kaluar masen kritike.

Po pse pikerisht tani

Gjendja e rende me buxhetin ne Uashington eshte ditur prej vitesh. Prandaj shtrohet pyetja pse pikerisht tani po tematizohet ky problem Andreas Rees nuk ka ndonje pergjigje.

Mund te them vetem se vendimi ishte shume i guximshem. Nuk duhet harruar qe mund te kete presion politik ndaj kesaj agjencie. Por me te drejte shtrohet edhe pyetja pse pikerisht tani thote ai.

Ulja kaq e madhe e besueshmerise kreditore ka detyruar qeverine ne Uashington qe te veproje menjehere. Andreas Rees pohon se megjithate nuk duhet pritur shume Nuk duhet harruar qe ne fund te vitit te ardhshem ne SHBA mbahen zgjedhjet. Ne ate kohe veshtire nuk mund te presesh kursime teper te medha.

Presidentet e kane me lehte kur premtojne sesa...

Nje president qe do te rizgjidhet ne kete post me mire e ka nese premton lehtesime dhe jep dhurata sesa kur kerkon qe te kursehet. Por kursimet nuk kane ndonje alternative mendon Andreas Rees.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ata qe duan te blejne gjera me te lira...

Mendoj se SHBA-ja duhet te gjeje nje rruge te qendrueshme per konsolidimin e borxheve. Nuk ka ndonje rruge tjeter pervec kursimeve ne disa sektore te rendesishem publike. Para se gjithash ne sektorin e shendetesise ku te dhenat ne 10-15 vitet e fundit kane eksploduar.

Pasojat e vleresimeve te fundit mund te jene dramatike sepse kjo mund te coje deri tek inflacioni i larte me pasoja shume te renda per ekonomine boterore. Andreas Rees mendon se gjendja megjithate nuk eshte kaq e keqe.

Pasojat konkrete per tregun e financave jane te uleta. Tani kemi degjuar vetem nje te shtene paralajmeruese te nje agjencie. Ka edhe agjenci te tjera te cilat ende nuk kane reaguar prandaj nuk shoh ndonje shkak per shqetesime te medha pohon ai.

AutorDirk Kaufmann /Bahri Cani

RedaktoiElert Ajazaj

Dirk Kaufmann/Bahri Cani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›