Kriza e euros Merkel-Sarkozy nis java e bisedimeve

Me takimin e tyre ne Paris, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel nisin një javë bisedimesh mbi krizen e euros.
Dy lideret do t'i paraqesin idete e tyre ne samitin e BE-se te premten, i konsideruar vendimtar per monedhen e perbashket. Gjermania eshte pozicionuar tashem hapur ne favor te nje kontrolli te centralizuar. Franca nga ana e saj eshte me shume per ruajtjen e sovranitetit kombetar. E gjithe kjo jave maratone bisedimesh qe do te shohe takimin franko-gjerman te pasohet nga te tjere qe perfshijne lidere europiane, BQE-ne dhe sekretarin amerikan te thesarit Timothy Geithner, do te kulmoje pikerisht me Kriza FinanciareItali, miratohet paketë masash antikrizëArkitekti i euros: U lancua me defekt Paniku për euron mbërrin në Tiranë samitin e Brukselit.
Me tregjet financiare qe po ushtrojne presion mbi disa prej vendeve me te medha dhe me probleme borxhi te eurozones, Sarkozy thote se rreziku eshte i madh. "Cfare do te mbetet nga Europa po u zhduk euro?, pyet shefi i Elizese dhe pergjigjen e jep po vete: "Asgje"!
Sa per rolin e vendit te tij dhe Gjermanise, Sarkozy eshte i bindur se ato duhet te zene nje pozicion qendror per sigurimin e nje te ashtequajture "zone stabiliteti".
Merkel zotohet per hapa konkrete drejt nje unioni fiskal. Kancelarja kembengul per disipline buxhetore dhe nje mekanizem efikas te menaxhimit te krizave, cka nenkupton ndryshimin e traktateve ekzistuese apo krijimin e pakteve te reja. Ndryshimi i traktatit ne fakt nuk eshte dicka qe ndodh brenda nates, por kerkon muaj te tere kohe.
Megjithate, shpresat jane qe permes percjelljes se nje objektivi te forte e te njezeshem te premten, tregjet do te arrijne te qetesohen mjaftueshem sa per te ulur kostot e huamarrjes per Italine, Spanjen dhe te tjera vende me nivele te larta borxhi dhe ekonomi te trazuara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kuvend, miratohet buxheti 2012
71 vota pro, 50 kundër
Serbët heqin barrikadën në Jagenicë
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar