E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Arte FIFA Messi Cristiano dhe Xavi finaliste


Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Xavi Hernández (Barcelona) janë tre kandidatët për të marrë çmimin Topi i Artë FIFA 2011, çmim që jepet nga organizmi drejtues i futbollit botëror dhe revista ‘France Football’.

Votat e korrespondentëve të revistës, të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve kanë zgjedhur këto tre futbollistë si më të mirët e vitit dhe do të “luftojnë” për Topin e Artë FIFA, çmim që do të jepet në 9 janar.

Gjithashtu janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit: Josep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Alex Ferguson (Manchester United).

Messi është sërish finalist për fioren e çmimit “Puskas” për golin më të mirë të vitit me golin e shënuar ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Finalistët e tjerë janë Neymar (Santos) dhe Wayne Rooney (Manchester United).

Përsa i përket çmimit për futbollisten më të mirë tre finalistet janë Marta Vieira da Silva (Brazil), Homare Sawa (Japoni) dhe Abby Wambach (SHBA).

Revista ‘France Football’ jep Topin e Artë që nga viti 1959. Që nga viti 2010 ky çmim është bashkuar me FIFA Ëorld Player duke u quajtur Topi i Artë FIFA.

Facebook Sondazh

Kush meriton te fitoje Topin e Arte FIFA 2011?

Lionel Messi

Xavi Hernandez

Cristiano Ronaldo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_528'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(528); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Del Piero del nga spitali
Alessandro Del Piero ka dalë nga spitali pasi ka kaluar një mbrëmje të qetë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cesena-s. Kapiteni i bardhezinjve pësoi një çarje të rrezikshme në tëmth, por analizat treguan se gjithçka është nën kontroll dhe 37-vjeçarit do t’i duhen vetëm disa ditë pushimi. Rafael Benitez, një hap larg PSG
Rafael Benitez mund të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germain. Sipas rrjetit televiziv Al Jazeera, tekniku spanjoll është një hap larg zëvendësimit të Atoine Kombouare, trajnerit aktual të ekipit të kyeqytetit francez. Argjentinë, “Apertura” fitohet nga Boca Juniors
Boca Juniors mundi 3-0 në stadiumin “La Bombonera” ekipin e Banfield dhe ka fituar turneun “Apertura 2011” kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i tij, duke arritur kështu titullin e 24 kampion në Argjentinë. FSHF: Distancohemi nga dhuna në Laç
Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit për dhunën në takimin Laçi-Kastrioti ku u godit barbarisht gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini. Juventus rikthehet në krye, disfatë për Romën
Juventusi arriti të fitojë ndaj Cesenës me rezultatin 2-0 falë dy golave në pjesën e dytë të shënuar nga Marchisio dhe Vidal, nga pika e bardhë e 11-metërshit.


Lajmet kryesore

Kuvend, miratohet buxheti 2012
71 vota pro, 50 kundër
Serbët heqin barrikadën në Jagenicë
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›