Kriza e shtëpive të shtrenjta në Greqi, qeveria planifikon daljen në treg me pronat e lira

Qeveria greke po mendon të ndërhyjë për të ndalur rritjen prej disa vitesh të çmimit të shtëpive në vend.
Plani i Ministrisë së Financës është hedhja në treg e pronave të paluajtshme të cilat janë bosh tanimë.
Vendi numëron rreth 650 mijë të tilla dhe vetëm 150 mijë apartamente bosh ndodhen në rajonin e Atikës dhe Selanikut, si shtëpi pushimi ose janë braktisur.
Mes planeve që po diskutohen janë marrëveshjet për të lehtësuar banesat me probleme kredish të këqija, si edhe dhënia e Vizave të Arta nga investitorët e huaj, me kushtin që pronat e blera prej tyre të mos shiten brenda një kohe të shkurtër.
Pengesa më e madhe qëndron te fondet e banesave, të cilat i kanë blerë pronat me ankand. Në këtë pikë është krijuar një stok i madh nga bankat dhe bizneset që i menaxhojnë, por pa mundur t’i shesin për shkak të dokumentacionit të mangët.
Rreth 2-3% e pronave që shiten përvit në Greqi janë investimet me Vizën e Artë. Sondazhet tregojnë se blerësit kinezë priren t’i përdorin ato për qiradhënie afatgjatë, ndërsa izraelitët dhe libanezët preferojnë qiratë afatshkurtra. Viza e Artë në disa rajone si Pireu merren kundrejt vlerë 250 mijë euro dhe qeveria greke po synon ta rritë tavanin në 500 mijë euro për të gjitha zonat urbane. /Kathimerini
/rtsh.al/