E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, OECD parashikon recesion më të thellë

Organizata Botërore e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit ekonomik paralajmëroi mundësinë e kalimit në recension të ekonomive të mëdha të Eurozonës dhe Britanisë gjatë vitit të ardhshëm. 

Sipas OECD-së, rritja mesatare ekonomike në Europë për tremujorin e parë të 2012-s pritet të jetë vetëm 0,4% dhe do të vazhdojë të ulet. Një situatë e tillë do të ndikojë edhe në rritjen mesatare botërore. 

Një kolaps ekonomik në Spanjë ose Itali, do të ishte në gjendje të shkaktonte një krizë me përmasa botërore. «Më shumë se kurrë e ardhmja ekonomike do të varet nga ngjarje të paparashikueshme», shkruhet në raport. 

Përveç mungesës së rritjes, OECD shkruan me shqetësim për rritjen e papunësisë, e cila mund të shkaktojë trazira shoqërore. Në Britani, deri në fillim të vitit 2013, parashikohet që papunësia të rritet me 1%, duke shkuar në 9,1%. 

«Në kushtet kur qeveritë europiane janë të përkushtuara në reduktimin e defiçitit buxhetor, bëhet edhe më e vështirë që të investohet dhe të ndërtohen plane për rritjen e punësimit», përfundon raporti. 

Jo të mira janë parashikimet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për ekonominë greke. 

Për vitin 2012, Prodhimi i Brendshëm Bruto është vlerësuar nga OECD se do të tkurret me 3%, ndërsa kthimi në rritje do të bëhet në vitin 2013, me rritmin kufitar prej 0,5%. 

Papunësia parashikohet që nga 16,6% këtë vit, të rritet në 18,7% në vitin 2013, ndërsa inflacioni do të ulet nga 3% këtë vit, në 1,1% në vitin 2012 dhe 0,2% në vitin 2013. 

Të zymta janë dhe vlerësimet e Agjensisë së Vlerësimit të kreditit Moody`s që lëshon alarmin për Europën. Nevojiten masa urgjente, në të kundërt rreziku i mosshlyerjes së borxhit do të kërcënojë shumë prej vendeve të Eurozones.
"Sa më shumë të vazhdojë kriza e likuiditetit, aq më shumë rritet mundësia e falimentimit", thotë agjensia e vlerësimit të riskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›