E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shqiptaro-amerikani kandidon për senator

Në nëntor të vitit të ardhshëm zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Së bashku me to, zhvillohen edhe zgjedhjet për një të tretën e vendeve në Senat.
 

Një prej kandidatëve që synon të kandidojë për një prej 33 vendeve të Senatit që do të jenë në garë është edhe shqiptaro-amerikani Peter Lumaj.
 

Lumaj, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, është jurist në shtetit Connecticut dhe ai synon të konkurrojë për vendin që aktualisht e mban senatori Joseph Liberman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›