Kriza ekonomike godet futbollin
Londër - Gjigandi i sigurimeve AIG deklaron se nuk do të rinovojë kontratën e sponsorit me Djajtë e Kuq. Klubi anglez i futbollit Manchester United, i cili është një nga klubet më të famshëm dhe më të pasur në botë, pas muajit maj do të detyrohet të kërkojë një tjetër sponsor, sepse AIG ka deklaruar që për shkak të krizës ekonomike nuk do t'a rinovojë kontratën e sponsorit me Djajtë e Kuq.
Firma amerikane e sigurimeve AIG kishte nënshkrua më parë me Mancherster United një kontratë 4 vjeçare me vlerë 100 milionë dollarë, por gjatë krizës ekonomike AIG shpëtoi nga falimentimi vetëm me ndihmën e shtetit.
Në deklaratën e bërë nga gjigandi i sigurimeve AIG bëhet e ditur se janë të detyruar të reduktojnë shpenzimet, për këtë arsye ata nuk do të rinovojnë me klubin anglez kontratën që përfundon në muajin maj.
Njoftohet se kriza ekonomike që filloi të ndikojë edhe futbollin, së shpejti do të prekë edhe rrogat stratosferike të futbollistëve.