Milani, në palestër Bonera, Senderos dhe Thiago Silva
Milano - Skuadra e Milanit pas miqësores së zhvilluar mbrëmë me Hanoverin i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen kundër Bolonjës në fundjavë. Lojtarët janë grumbulluar sot me vonesë (në orën 12:00) për shkak se kanë udhëtuar gjatë natës për kthimin nga Gjermania. Lojtarët që u aktivizuan gjatë gjithë takimit të mbrëmshëm kanë punuar fillimisht në palestër.
Pjesa tjetër e ekipit ka vazhduar si zakonisht stërvitjen. Për rreth 30 minuta ata kane kryer disa ushtrime me topin. Më pas futbollistët janë ndarë në dy grupe, mes mbrojtësve dhe sulmuesve, për të provuar këto dy reparte. Pjesa tjetër e stërvitjes ka vazhduar me gjuajtje të lira në drejtim të portës.
Në kampin e Milanit është rikthyer edhe Bonera pas operacionit të kryer me sukses. Lojtari ka qëndruar në palestër së bashku me Senderosin dhe Thiago Silvën. Me skuadrën ka zhviiluar një pjesë të stërvitjes edhe Marko Borrielo, ndërsa Kalaxe mungonte për arsye dëmtimi.
Rreth orës 13:00 në Milanelo është rikthyer edhe Aleksandro Nesta, pas kurës dhe punës së kryer në Shtetet e Bashkuara. Mbrojtësi është takuar me shokët e skuadrës, dhe në fytyrën e tij dukej qartë lumturia.