Kriza ekonomike ka prekur dhe bukurinë

Romë, 18 prill, NOA Nuk janë vetëm bankat
apo kompanitë që po shkojnë drejt falimentimit në vendet e BE-së që janë prekur nga kriza ekonomike. Sipas një studimi të kompanive estetike italiane,
financat kanë prekur dhe bukurinë. Sipas studimit, gjatë këtij vitit femrat
italiane i kanë kushtuar më pak rëndësi trajtimit estetik të tyre.
Rënie të
ndjeshme ka pasur në qendrat e masazheve të trupit dhe qendrat që trajtojnë
fytyrën.
Të paktën një milion italian më pak kanë vizituar qendrat estetike, thuhet në studimin e prezantuar nga drejtuesi i studimit Roberto Roso.
Kjo është një e dhënë shumë domethënëse për faktin se italianët i kushtojnë një rëndësi të madhe problemeve estetike, sidomos femrat, ka shtuar Rosi.
E kthyer në shifra, mungesa e klientëve në një treg vjetor prej 200 milionë eurosh, ka reduktuar të ardhura në 4-5 milionë euro.
Trajtimi estetik për rrudhat në fytyrë është ai që ka pësuar më shumë dëme nga kriza, theksohet në studim.
m.xh/NOA/ANSA