Erdogan: Kufiri Turqi-Armeni, i mbyllur

Ankara, 18 prill, NOA Turqia do ta mbajë kufirin e mbyllur me Armeninë, nëse konflikti territorial ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit mbetet i pazgjidhur.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, sipas
të cilit, nëse okupimi i Nagorno Karabahut vazhdon, Turqia nga ana e saj nuk do
ta hapë kufirin me Armeninë.
Rihapja e kufirit Turqi-Armeni është pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve,
të nënshkruar në tetor të vitit 2009, për rivendosjen e marrëdhënieve
diplomatike mes këtyre dy vendeve në një hasmëri mëse 100-vjeçare dhe kërkon
ratifikimin në parlamentet përkatëse për të hyrë në fuqi.
Turqia e ka mbyllur kufirin e saj me Armeninë në vitin 1993, duke treguar solidaritet me Azerbajxhanin, pasi seperatistët armenianë, të mbështetur nga Jerevani, e morën kontrollin ndaj rajonit Nagorni Karabah.
n.e/NOA