Kriza ekonomike nuk ndikon në shit-blerjen e armëve

Bëhet e ditur se kriza ekonomike e cila po mbizotëron në të gjithë botën nuk ka ndikuar shumë në fushën e shitjes së armëve. Ndërkohë që vendin e parë në importimin e armëve e zë India me 10 % (te te gjitha armëve të importuara), më pas radhiten Koreja e Jugut me 6%, Pakistani dhe Kina me 5% dhe Singapori me 4%. Vendet aziatike siç duket radhiten të parat në importimin e armëve por nuk duhet harruar dhe fakti se të njëjtat vende kanë krijuar industritë e tyre të armëve për të shpëtuar nga varësia ndaj vendeve prodhuese.
SHBA fuqia më e madhe
Sipas statistikave të vitit 2011, të publikuara nga (SIPRI) “Instituti i Kërkimeve për Paqen Ndërkombëtare Stockholm”, bëhet e ditur se SHBA-të zënë vendin e pare në listën e vendeve që shesin armë me 30,49%. Ndërkohë që Rusia radhitet e dyta me 23,7 %, pas saj vijnë Gjermania me 9%, Franca me 7% , Anglia me 4% , Kina me 3 % dhe Spanja, Suedia, Holanda, Italia dhe Izraeli me 2%.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga SIPRI mesatarja e prodhimit të armëve gjatë viteve 2007 -2011 ka shënuar një rritje me 24 % në krahasim me vitet 2002-2006.
“Pranvera arabe” ka rritur shitjen e armëve
Sipas opinionit të analistëve ngjarjet e përjetuara në shtetet arabe dhe revolucionet e cilësuara si “pranvera arabe” kanë shtuar mesataren e blerjes së armëve nga këto vende. Në vitin 2011, SHBA-të i kanë shitur armë Tunizisë dhe Egjiptit dhe krahas kësaj kanë bërë marrëveshje për shitjen e 45 tankeve M-1A1 dhe 125 tankeve të tjerë. Megjithëse në sallat parlamentare evropiane janë zhvilluar diskutime të nxehta për sa i përket shitjes së armëve këtyre vendeve, shitjet kanë vazhduar pa hasur asnjë pengesë.
Rusia, furnizuesi i Sirisë
Sipas studimit ndërkohë që mesatarja e shitjes së armëve Sirisë ka arritur nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit, mesatarja e shitjes së armëve ka shënuar një rritje me 580%. Bëhet e ditur se 72 % e armëve të shitura Sirisë gjatë viteve 2007-2011 janë të prodhuara nga Rusia. Rusia i ka dorëzuar Sirisë dhe avionë luftarakë dhe sisteme mbrojtëse.
Mesatarja e shitjes së armëve vendeve të Afrikës së Veriut gjatë viteve 2007-2011 përsëri ka shënuar një rritjes me 273% në krahasim me vitet 2002-2006. Vetëm numri i armëve të shitura Marokut gjatë së njëjtës periudhë ka shënuar një rritje me 443%.
SHBA, vendi me ushtrinë më të madhe në botë ka realizuar pjesën më të madhe të shitjeve të armëve në Arabinë Saudite. Sipas studimit Arabia Saudite shpenzon 40 -45 miliardë dollarë në vit për blerjen e armëve.
Ndërkohë që India zë vendin e parë si vend importues armësh, Kina e cila më pare ka qenë pjesë e vendeve importuese tashmë ka hyrë në grupin e vendeve që prodhojnë armë. Kina realizon shitjet e saj në Pakistan dhe shtetet e Afrikës.
Në raportin e SIPRI-t nënvizohet fakti se vende si Koreja e Jugut, Turqia dhe Izraeli dëshirojnë të shtojnë punimet dhe përpjekjet në fushën e prodhimit të armëve.
Ndërsa Greqia e ka ulur me 18 % mesataren e marrjes së armëve gjatë viteve 2007-2011 në krahasim me vitet 2002-2006. Bazuar në këto shifra Greqia ka lëvizur nga vendi i katërt në vendin e dhjetë në blerjen e armëve. Por mos të harrojmë se në vitin 2011 Greqia ka bërë një porosi të re të armëve konvencionale.
/Start/A. Kokiçi/
2012-03-20 14:35