E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet propozimi për ndërtimin e Xhamisë tek Namazgjaja

Anëtarët e Komisionit, i cili  përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Kancelari, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, etj., kanë pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e Komunitetit Mysliman. 

Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.  /Start/

                                                                                             2012-03-20 16:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›