Kriza ekonomike nxjerr ne merkato El Kun

Pavaresisht pergenjeshtrimeve te shumta per nje largim te mundshem te sulmuesit Aguero, Atletico Madrid duket se eshte vene me shpatulla pas murit per shkak te krizes ekonomike.
Skuadra e dyte e Madridit me mbiquajtur “colchoneros” mund ta leshoje diamantin esaj ne fundin e ketij sezoni, pasi arka eshte bosh dhe eleminimi i shpejte nga Champions League nuk i ndihmon pozitat ekonomike te shoqerise. Prej kohesh, ne gjurmet e “El Kun” jane Interi por edhe Manchester City, Chelsea e Barcelona.
Me e avantazhuar eshte skuadra ziklater e trajnerit Mourinho, pasi ka nje “sponsor” te fuqishem ne familje sic eshte Maradona, vjehrri dhe njekohesisht trajneri i sulmuesit te talentuar.