E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Disiplinës: Vllaznia kualifikohet për në gjysëm finale

Komisioni i Disiplinës merr vendimin për Kupën gjysëm finale të Shqipërisë. Vllaznia fiton ndeshjen në tavolinë ndaj Dinamos me rezultatin 0-2 dhe skuadra e Vllanzisë kualifikohet për në gjysëm finale. Vendimi i Komisionit të Disiplinës vjen pasi skuadra e Dinamos aktivizoi sulmuesin Elis Bakaj, i cili luajti në Kupë edhe për Partizanin. Rregullorja parashikon që një lojtar nuk mund të aktivizohet në dy ekipe të ndryshme brenda një sezoni. Flamurtari-Partizani do të luajë një ndeshje shtesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›