Kriza ekonomike protestat godasin edhe Kinen

Ngadalësimi i rritjes ekonomike po shkakton një valë revoltash edhe në vendin më të suksesshëm të dekadës së fundit, Kinë.
Disa mijëra punëtorë të një fabrike këpucësh në Dongguan, në provincën e Guangdongut, u përballën me policinë në kërkim të pagave më të larta. Gjatë javës, 18 punëtorë ishin hequr nga puna, së bashku me shkurtimin për pagesat për orët jashtë orarit, si rrjedhojë e rënies së kërkesës për prodhimet e fabrikës në tregun ndërkombëtar.
”Protestat vazhdojnë të jenë të pranishme, edhe pse nuk mund të zhvendosen në rrugët e qyteteve, pasi diçka e tillë pengohet rreptësisht Kriza FinanciareNdryshim traktateve të BE-sëEurozonë, vazhdon të shtrenjtohet huamarrja Kina ngadalëson ritmin e prodhimit nga policia”, u shpreh një punëtor. Ai shtoi se disa dhjetëra kolegë janë plagosur dhe janë shoqëruar në spital, thënie e pakonfirmuar, nga pamundësia e mediave ndërkombëtare për të patur akses në zonë.
Sipas ekspertëve, lëvizja aktuale është më e fuqishmja, që prej revoltave të punonjësve në verën e vitit 2010. Ekonomia e Kinës u shndërrua në të dytën më të madhe në botë gjatë këtij viti, pas një rritje spektakolare në dy dekadat e fundit.
Megjithatë, blerjet shtëpiake rannë me 25% gjatë tetorit dhe ekzistojnë shenja të ngadalësimit ekonomik, si rrjedhojë e krizës globale. Pavarësisht lulëzimit ekonomik, në Kinë ekzistojnë ndarje të mëdha midis të pasurve dhe të varfërve, ndërsa standarti i jetesës mbetet relativisht i ulët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor