E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan hyn ne bisedime me Tevez


AC Milan ka hyrë në bisedime me menaxherët e sulmuesit të Manchester City-t, Karlos Tevez për një transferim të mundshëm të argjentinasit në muajin janar.

Nga ekipet e Serisë A, Inter dhe Juventus janë gjithashtu duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të City-t, por menaxheri i tij Kia Joorabchian, është takuar të enjten me zyrtarët e Milanit, sipas rrjetit britanik BBC.

Kushtet e klubit anglez janë që lojtari të lihet i lirë vetëm me një blerje përfundimtare dhe jo huazim.

Tevez pritet të lerë City-n, që kur u gjobit nga klubi disa herë rresht, pasi shkeli kushtet e kontratës në një ndeshje të Champions League në shtator dhe kjo e futi në një polemikë të vazhdueshme me klubin e tij.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 44 gola në 63 ndeshje të Premer Ligës me fanellën e City-t, dhe ka gjithashtu edhe 9 gola në kompeticionet e tjera.       

Ndërkohë që Milan është hedhur ne treg për të gjetur një sulmues për të zëvendësuar Antonio Kasanon, i cili ka humbur sezonin pas operimit në zemër.     

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milan, Drogba nuk vjen
Dëshira e Milanit për të marrë Didier Drogba në merkaton e janarit duket se nuk do të realizohet. Kaka’ drejt Chelsea?
Ricardo Kaka’ mund të largohet nga Real Madrid për të luajtur në Premier League. Milito: Nuk largohem nga Inter
Pavarësisht zërave për një Diego Milito të pakënaqur, sulmuesi zikaltër ka përgënjeshtruar se kërkon të largohet nga Interi. Barcelona, Abidal rinovon kontratën
Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, ka bërë të ditur se më në fund ka aritur një marrëveshje me klubin katalanas për rinovimin e kontratës së tij. Madrid, gati rruga me emrin e Casillas
Në Mostoles, komuna spanjolle e komunitetit autonom të Madridit, gjithcka është gati.

Lajmet kryesore

Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›