E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare detyron Atletikon të shesë Agueron

Madrid - Kriza financiare vë me shaptulla pas murit Atletikon e Madridit, duke e detyruar të shesë supertalentin Kun Aguero. Klubi spanjoll ka kthyer mbrapsht të gjitha ofertat e deritanishme nga skuadrat europiane, pasi argjentinasi cilësohet si një futbollist kyç për këtë ekip.

Atletiko e Madridit është e detyruar për ta lëshuar Agueron, pasi eleminimi i parakohshëm nga Liga e Kampioneve nuk e ka lëvizur fare gjendjen financiare, e cila është mjaft kritike. Skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë, Interi, Mançester Siti, Çelsi dhe Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›